Dy prokurorët shqiptarë kërkojnë anulimin e dënimeve me bu rg të Alimit dhe Gurit

Të pranohet ankesa e të ak uzuarve, të shfuqizohen dënimet me bu rg dhe të kthehet në rigjykim lënda për ndikim në rezultatet zgjedhore, janë udhëzimet e dërguara Gjykatës së Apelit në Shkup nga prokurorët e lartë Mustafa Hajrullahi dhe Dilaver Bekteshi për zyrtarët e BDl-së Ejup Aljimi dhe Ismet Guri, mëson Sdk.mk nga burimet e Prokurorisë Publike të Maqedonisë.

Kjo përbën një një precedent ngase në vend që ata të qëndrojnë në anën e aktak uzës, Prokuroria e Lartë kërkon që të pranohen ankesat e të ak uzuarve.

Prokuroria e Lartë e Shkupit e udhëhequr nga Hajrullahi bëri një precedent të ngjashëm me pasaportat. Në dhjetor të vitit të kaluar, dërgoi mendim në Apelin e Shkupit që t’iu kthehen pasaportat të dyve, të cilat gjykata ua mori që të mos arratisen.

Zakonisht, Prokuroria e Lartë qëndron prapa kërkesës së prokurorëve themelorë që të sigurojë praninë e të dyshuarve, të ak uzuarve ose të dënuarve dhe u jep mendim identik gjykatave më të larta. Këtu doli në krah të të ak uzuarve.

Por, Gjykata e Apelit Shkupit atëherë veproi kundër udhëzimeve të prokurorit të lartë Dilaver Bekteshi dhe vendosi që pasaportat të mos iu kthehen.

Të pyetur për rastin e precedentit të dytë, kur Bekteshi dhe Hajrullahi kërkuan që të shfuqizohen dënimet me bu rg, nëse Gjykata e Apelit është e detyruar t’u bindej, nga atje thanë se mendimi i tyre nuk është i detyrueshëm për gjykatën.

Rreth këtij rasti kundër dy funksionarëve të BDl-së ka edhe një precedent të tretë. Ankesat e tyre kundër vendimeve me bu rg, si dhe ankesat e prokurores Fatime Fetai, sipas së cilës dënimet janë të ulëta, janë paraqitur në fund të gushtit, pra në fillim të shtatorit të vitit të kaluar.

Në arkivin e Gjykatës së Apelit të Shkupit kanë arritur më 12 nëntor, ndërsa të nesërmen janë dërguar për mendim në Prokurorinë e Lartë Publike – Shkup.

Që nga 13 nëntori i vitit të kaluar, çështjen e mori Prokuroria e Lartë. Në vend që të përgjigjet brenda një muaji, mendimi është dërguar pas 5 muajsh, madje në 10 mars.
Hajrullahi nuk iu përgjigj pyetjes nga Sdk.mk, se pse po e mban çështjen për Alimin dhe Gurin dhe kur do ta kthejë atë në Gjykatën e Apelit, me mendim për ankesat e parashtruara.

Më 31 mars të vitit të kaluar, gjyqtarja Marija Kletniçka nga Gjykata Themelore Penale, Alimin dhe Gurin i dënoi me nga tre vjet e gjysmë bu rg secilin për falsifikim të dokumenteve në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair.