Vendi jonë do të përshkohet nga dy valë të ftohta brenda javës. Meteorologët grekë publikuan pamjet masës së madhe të të ftohtit polar që do kalojë në rajonin e Ballkanit ditën e nesërme dhe në fundjavë. Nga dita e nesërme do të shfaqen ngricat dhe të premten temperaturat do të pësojnë rritje.
Një valë e dytë e ftohtë polare do kalojë në fundjavë ku do të ketë reshje dëbore jo vetëm në zonat malore, por dhe në ato bregdetare. Kjo rrymë e ftohtë do vijë nga Poli i Veriut dhe do kalojë në Rusi, Poloni dhe më tej do i drejtohet Ballkanit. Qarkullimi i saj do të vazhdojë deri të mërkurën e ardhshme.