Dy shtetas serbë dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë lënduar në një aksident në Demir Kapi

51
#

Në autostradën Demir Kapi-vendi Miravci në orën 01:20 minuta pas mesnate është paraqitur se ka ndodhur një aksident rrugor midis tre automjeteve të udhëtarëve, në të cilin janë lënduar katër persona, dy shtetas të Serbisë dhe dy të Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtuan nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur mes automjetit motorik “pasat” me targa të Serbisë, të drejtuar nga B.J. (35) nga Serbia, automjetit tjetër motorik “audi” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.S. (24) nga fshati Studeniçan i Shkupit dhe automjetit motorik “audi” me targa të Tetovës të drejtuar nga I.D. (40) nga Shkupi.

Në aksident lëndime trupore ka marrë shoferi B.J. dhe bashkudhëtari nga automjeti i njëjtë T.S. (22) nga Serbia, të cilët janë dërguar në Qendrën mjekësore Gjevgjeli. Edhe dy shoferët tjerë janë dërguar në Qendrën mjekësore Gjevgjeli për t’u ofruar ndihmë mjekësore.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi mbikëqyrës nga Stacioni policor Gjevgjeli.