Dy shtetas të Gjermanisë ak uzohen për përdorim të PCR testeve të rejshme në Maqedoni

Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur aktak uzë kundër një burri dhe një gruaje, shtetas të Gjermanisë me prejardhje nga Kosova, të cilën aku zohen për veprën pe nale “falsifikim të dokumentit” nga neni 378 paragrafi 1 nga Kodi Pe nal.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, më 22 shkurt, në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, në vendkalimin kufitar në dalje nga vendi, para personave të autorizuar zyrtar për kontroll të pasaportave, të dy bashkëshortët kanë përdorur vërtetime të rreme për PCR test negativ për Kovid-19.

Edhe pse e dinin se vërtetimet që deklaronin se ishin lëshuar nga një laborator në Shkup ishin të rreme, ata i paraqitën ato si origjinale.

“Pasi e pranuan fajin, Gjykata themelore pe nale Shkup solli vendim për dy të ak uzuarit, duke i shpallur fajtorë dhe i dënoi me kusht – dënim me bu rg prej dy vjetësh, i cili nuk do të kryhet nëse të ak uzuarit në kohëzgjatje prej pesë viteve nuk kryejnë kr im tjetër të ri.

 

Në të njëjtën kohë, të ak uzuarit u dënuan me dëbim nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej pesë vjetësh”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë.