Dy shtetas të Maqedonisë bëjnë një problem të madh në Gjermani

82
#

Gjatë një mosmarrëveshjet në një strehimore azili në rrugën “Blaufelderstrasse” në Blaufelden-Wiesenbach, është plagosur rëndë me thikë një person 42-vjeçar nga Algjeria, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Paraprakisht, me të janë përleshur dy persona, një 18-vjeçar dhe një 31-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Dyshohet se 18-vjeçari duhet të kishte drejtuar thikën kundër kundërshtarit të tij 42-vjeçar. 18-vjeçari dhe 31-vjeçari u arrestuan. Me kërkesë të prokurorit në Ellwangen gjatë pasdites të së premtes, 18-vjeçari është paraqitur përpara gjyktësit hetues. Ai ka urdhëruar paraburgimin e shtetasit nga Maqedonia e Veriut. Policia gjermane ka ndërmarr hetimet deri në ndriçimin e plotë të rastit.