Dy viktima dhe 164 raste të reja me Covid-19, 18 raste nga Tetova

Advertisment

Sipas statistikave të deritanishme nga 1045 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 164 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Shkup – 85; Kumanovë – 24; Dibër – 3; Shtip – 5
Prilep – 3; Tetovë – 18; Strugë – 5; Manastir – 9
Gostivar – 2; Gjevgjeli – 1; Kriva Pallankë – 1; Koçani – 1
Makedonski Brod- 1; Berovë – 1; Sveti Nikollë – 2; Resnje – 2; Negotino – 1

Reklame

Brenda 24 orëve në vendin tonë betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur edhe dy persona. Bëhet fjalë për një pacient nga Shkupi dhe një nga Tetova.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 12 pacientë të shëruar .Sipas qyteteve tre pacientë të shëruar janë nga Shkupi, gjashtë nga Prilepi, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Vinica.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 3701, prej të cilëve 1694 janë shëruar kurse 171 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në vendin tonë ka 1.836 raste aktive me koronavirus.