Dy viktima nga Tetova e rrethina e në 24 orët e fundit nga Covid-19

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 560 teste të realizuara, 38 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup.

Nga Kumanova dhe Shtipi ka nga 4 raste, Tetova 3 raste të reja, Manastrir 1 dhe Negotinë 2.

Reklame

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndëruar jetë 2 pacientë nga Tetova dhe rrethina. Viktimat janë pacienti 74 vjeçar që ishte në mjekim prej 21 majit dhe pacienti 57 vjeçar që ishte në mjekim nga data 23 maj.

Viktima e tretë është një pacient nga Shkupi i moshës 53 vjeçare.