Dy vite devalvim e shkatërrim të BFI-së

Po bëhen dy vite (më 27 maj) që kur Shaqir Fetai zhvilloi një komplot dhe një tradhëti që goditi rëndë mbi njerëzillëkun si vlerë, mbi kolegialitetin si normë njerëzore, mbi profesionalizmin si vlerë e ndërtuar me shumë mund e djersë.

Shaqir Fetai e ndërmori këtë “veprimtari” jo njerëzore për t’u ngjitur në front prej nga do të mund t’i shpalosë “vlerat” e veta! Po pse përmes tradhëtisë?

Reklame

Shkruan Shaban Aziri

Shpesh herë, në paraqitjet e veta publike, Shaqir Fetai ndjenë thellësisht nevojë që të nënvizojë se po përfaqëson BFI-në! Po pse këtë nevojë kur dihet që, në çdo prezantim “i pari” gjithnjë e prezanton institucionin që e drejton, si prfaqësues reprezentativ i popullit!

Ky kompleks tashmë Shaqir Fetait i është bërë ves! Sepse, dorën në zemër, thellë në ndërgjegjen e vet, thellë në shpirtin e vet, ai intimisht e ndjenë se nuk përfaqëson asgjë, sepse nuk është i denjë të përfaqësojë asgjë, sepse, me “sallto mortale”, me rrotullime e praptime, me ndërkëmbëza e, me mohime, me shkelje të normave morale e juridike, nuk mund të jeshë përfaqësues i askujt! Njeri normal nuk mund të lejojë që vlerat e veta të përfaqësohen nga “djalli”. Nuk ka njeri normal që nuk e ndjenë problem të madh, që nuk e ndjenë veten “djall”, nëse pretendon që me dallavera dhe mbi hakun e tjetrit ta kapë “primatin”!

Shaqir Fetain e brenë ndërgjegja, natë e ditë, sepse, ai e di që karrierën e nisi mbi një “platformë” që nuk është as kombëtare, as fetare dhe as shtetërore. Karrierën e tij e nisi mbi formulën e komplotit dhe puçit klasik dhe, derisa nuk ka ndryshime, natyrisht që ai do të pranohet si ”i mirëqenmë”, si “përfaqësues”! Prandaj, edhe në këtë moment moral, Shaqir Fetai nuk ka nevojë që ta nënvizojë përfaqësimin e vet në emër të BFI-së, sepse, ashtu e kanë ftuar dhe e kanë pranuar! Orgtanizatorëve të eventeve të ndryshëm Shaqir Fetai u duhet si “përfaqësues i diçkafit” dhe jo si pacient që ka nevojë t’’i shërojë komplekset e veta, sepse, organizatorët i nxjerr në situata të pavolitshme!
Po pse këtë kompleks Shaqir Fetai? A mund ta harrojë “momentin e tradhëtisë”, a mund ta fshijë nga mendja pikën e gjakut në maje të thikës së tradhëtisë?
Pse Shaqir Fetai me honxho-bonxhët e vet asnjëherë nuk ngriti shqetësim për kahet shqetësuese drejtë të cilave paska udhëtuar BFI-ja? Pse asnjëherë nuk i doli publikisht ish-reisul ulemasë, pse asnjëherë nuk i kërkoi debat, pse asnjëherë nuk ngriti zërin për “vakitë” që i paska shënjuar Shaqir Fetai? Apo, Shaqir Fetai do të na thotë tani se paska pas punuar “nën hije”, për kohë të gjatë dhe se, gjesti i tij paska qenë si rezutat i një analize më të thellë! Po kur e bëri këtë analizë Shaqir Fetai i cili, një javë para tradhëtisë, e ngriti në kupë të qiellit Sulejman ef. Rexhepin në një prononcim televiziv!
Ne, njohësit e rrethanave në BFI, e kemi ditur që të gjithë se cila është fuqia drejtuese e Sulejman Rexhepit, e kemi ditur që një sekond nuk mund të punojmë prapa shpinës së tij, sepse ka pasur “informatorë” që natë e ditë e kanë bërë syçelë dhe të vëmendshëm. Asnjë nga bashkëpunëtorët e tij, në asnjë sekond, nuk kanë shprehur lodhje, irritim, mërzitje prej punëve të Sulejman ef. Rexhepit.

pTë gjithë kanë qenë të kënaqur e të stërlumur! Sakaq, një ditë të bukur, e shohim Shaqir Fetain me honxho-bonxhot e tij në televizion tek ia kumton ish-reisit të tij, rrëzimin, tek ia demonstron fuqishëm komplotin, tradhëtinë dhe puçin!
Shaqir Fetai nuk e ka pasur atë karizëm që t’i ketë pasur të radhitur pas vete dy njerëz? Shaqir Fetai nuk e ka pasur atë fuqi “prej lideri” që të kapë dikë për hunde dhe ta orientojë atje ku do vetë! Shaqir Fetai për herë të parë në historinë e BFI-së pranoi të dalë publikisht dhe të dëshmojë se Institucioni i BFI-së është përplot me “të dëgjueshëm”, “servilë” dhe “të lakueshëm” të cilët janë militantë të shërbimeve intelegjente dhe të gatshmë të veprojnë në çdo sekond, pas çdo vendimi dhe thirrje të shërbimeve të caktuara!
Vërtet, si u mblodhën të gjithë, si ia doli Shaqir Fetai që t’i mbledhë të gjithë bashkëpunëtorët e Sulejman ef. Rexhepit, të cilët deri një orë më parë, madje edhe flinin shtrirë te prapanica e tij!
Pa dyshim, është një “fuqi e një bashkësie absolute” ku aderon Shaqir Fetai dhe “bashkëpunëtorët” e tij, të cilët, me një sinjal mund të tubohen në një vend dhe në të njëjtën kohë! Nuk e ka pasur fuqinë e “tubimit” destruktiviteti i Sulejman ef. Rexhepit. Fuqinë e tubimit e ka pasur dhe e ka vetëm shërbimi intelegjent, cilido qoftë ai! Me frena në goj mund të komandohesh vetëm prej atij “pronari” që t’i ka vënë frerët turive!

Rezultati i tërë kësaj loje ishte qëllimi i strukturave të caktuara për ta njollosur, devalvuar dhe kompromituar të kaluarën e BFI-së! Sepse, një Institucion me të parin e vet të shkarkuar nuk mund të mburret në historikun e vet! Rezultati i tërë kësaj loje ishte qëllimi i strukturave të caktuara për ta kapur për shumë qëllime meskine BFI-në! Për ta dobësuar e për ta bërë të varshme sa më shumë nga “institucione” të caktuara larg selisë sëBFI-së! Fare në fund, qëllimi jetik i shërbimeve të caktuara që nuk ia duan të mirën as Instituionit dhe as kombit është që të instalohet një praktikë e “komplotit dhe puçit”, që kurrë BFI të mos bëhet rehat! Deri më sot, shyqyr Zotit, asnjë njeri me tru normal nuk është joshur nga kjo ofertë e djallit! Kështu që, në historinë e BFI-së i vetmi i cili u josh pas ofertës së djallit do të ngelë, mjersiht, Shaqir Fetai!

Me qëllim që sado pak ta “thyejë” mitin e çelikosur se Shaqir Fetai si instalacion mund të përfaqësojë vetëm struktuat që e instaluan turpshëm në krye të BFI-së, ai gjithnjë, në postimet e veta thotë: “në këtë event reisul ulema e përfaqësoi BFI-në”!!!

Po në ndonjë event tjetër? A mund të jetë përfaqësues i “klubit të djallit”? Vaftë në djall para se BFI-ja të vejë në fund të pusit!

Shaqir Fetai, duhet të veprojë, sa më parë të tërhiqet në vetminë e plotë të tij, jo sa për t’u rehabilituar ish-reisi i dëmtuar, jo sepse ia arriti qëllimeve të veta, sepse, ai kurrë nuk ka pasur qëllime të veta, jo se e dha më të mirën e tij dhe tani nuk ka se çfarë të japë, porse, thjesh, duhet ta çlirojë BFI-në nga një turp i tmerrshëm që ia shkaktoi, turp ky që po peshon shumë rëndë mbi themelet e të vetmit Institucion fetar islam në vend! Shaqir Fetai, duhet të shpërthejë dhe të lirohet nga ato pranga ku dhunshëm po e mbajnë të ngujuar “shërbime” të ndryshëm që nuk u intereson “karriera” e Shaqir Fetait sa shkatërrimi i BFI-së! Shaqir Fetai duhet të ndërgjegjesohet dhe një herë në jetën e vet të ulurasë kundër dirigjuesve të tij: “Mjaft më përdorët për shkatërrim të nstitucionit”! Këtë nuk ia ka borxh as BFI-së, as myslimanëve të vendit, por, borxh ia ka vetëm profesionit “hoxhë” në emër të të cilit është thirrur kaq shumë, ndërkohë që fundi po i del t’i jetë katastrofal!