‘Dy zemra’, Butrint Imeri dhe Nora Istrefi publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur (VIDEO)

Advertisment

Ashtu siç edhe kishin lajmëruar disa ditë më parë, Butrint Imeri dhe Nora Istrefi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë.

“Dy zemra” quhet kënga me videoklip e dy artistëve të dashur për publikun shqiptar.Videoklipi është realizuar nga Cinegr8, dhe teksti është shkruar nga vetë Butrinti dhe Gjiko.

Reklame

Dyshja vjen me një stil të veçantë dhe me një klip plot ngjyra.

“Dy zemrat” padyshim që do të jetë një tjetër këngë që do t’i shtohet listës së hiteve të këtij sezoni.
“Bashkëpunimi perfekt”, “Do të jetë bashkëpunimi i vitit dhe padyshim do të jetë një super hit”, janë disa nga komentet e fansave në kanalin në Youtube.

Kujtojmë që ky është projekti i parë për këtë sezon nga Nora, ndërkohë që Butrinti publikoi dy muaj më parë këngën që mban titullin “Si përpara”.