Dyshimet e reja në tragjedinë e Gjilanit, vëllai vr au vëllanë dhe pastaj

1065

Në ngjarjen fatkeqe që ndodhi dje në Gjilan pista e hetimit po dyshohet se mund të ketë edhe skenar tjetër nga dyshimet e konfirmuara të Prokurorisë se zyrtarja policore me inicialet V B vr au të gjithë anëtarët e familjes së saj, nënën, babanë, dy vëllezërit e më pas i mori jetën edhe vetes.

Në rrugë jo zyrtare Klan Kosova merr vesh se një motiv i pakonfirmuar që çoi te kjo tragjedi ishte një banesë.

Dyshohet se vëllai i madh, i cili nuk u lejua ta shesë banesën, e kishte vr a fillimisht vëllanë e vogël, e më pas prindërit. E shokuar nga ngjarja, dyshohet se motra police kishte ndërhyrë duke e vr arë këtë të fundit e më pas veten.

Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se të tre fëmijët të cilët ishin mbi të tridhjetat, ishin në depresion dhe karakterizoheshin nga paqëndrueshmëria emocionale.

Detajet të tjera mund të mësoni nga kronika e zgjeruar e Mejreme Gashit