E bleu si zëvendësues të Ronaldos, Real Madrid po e shet tash yllin e skuadrës

Advertisment

Skuadra e Real Madrid duket se nuk e ka ndërmend të blej ndonjë futbollist në këtë merkato.

Por, kjo nuk po e ndalon që të largoj disa futbollistë të padëshiruar nga Zidane, transmeton Indeksonline.

Reklame

Sipas gazetës portugeze “Record”, Real Madrid dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit, Mariano Diaz.

Futbollisti dominikan u transferua në Real Madrid në verën e vitit 2018-të për shumë 21 milionë euro. Ai erdhi si zëvendësues i portugezit, Cristiano Ronaldo. Atij ju dha edhe numri i 7-të atë sezon.

Por, Mariano nuk përmbushi as për së afërmi pritshmërinë e klubit.

I vetmi problem për largimin e Marianos është se lojtari ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin e Benficas./Indeksonline/