E bukura e Arbërisë, juristja 22-vjeçare

26
#

Në Itali u rikthye spektakli i bukurisë Miss Arbëreshe 2019. Pas 9 vitesh mungesë, për 3 ditë rresht, 16 bukuroshe nga komuna të ndryshme arbëreshe konkuruan për titullin “Miss Arbëreshë 2019”.

Më e bukura e Arbërisë u shpall Ilenia Colloca nga fshati arberesh Frascineto. Ajo është 22-vjeç dhe studion për Juridik në Universitetin e Madridit. “Është mjaft bukur të vlerësohesh dhe të çosh përpara traditën”, ka komentuar me kurorën mbi kokë, Miss Arbërëshë 2019.

Është hera e tretë në historinë e këtij eventi që titullin Miss Arbëreshë e merr një bukuroshe nga komuna e Frascinetos. Ndërsa për kryetarin e Bashkisë, Spezzano Albanese, “ky event është një moment i fortë identiteti për të vlerësuar dhe kontributin arvëreshëve në Kalabri”. Për vendin e dytë e të tretë të Miss Arbëreshe 2019 juria vlerësoi Rosita Lavergata nga Spezzano Albanese dhe Carla Cipriano nga San Benedetto Uliano.