E dashura e Seldit flet për lidhjen me këngëtarin: Në fillim e kam paragjykuar por tani…

Advertisment

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, në muajin shtator zyrtarizoi lidhjen e tij të re me modelen Sindi Cela.

Çifti duket se janë të lidhur për një kohë të gjatë, por që të njëjtit bënë një paraqitje të mahnitshme edhe në një nga klipet e artistit të quajtur, “Nutella”.

Reklame

Sidoqoftë, Sindi së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth saj përmes opsionit pyetje-përgjigje, teksa pyetjet kanë qenë të shumta në lidhje me raportin e saj me Seldin.

E pyetur se çfarë është Seldi për të, modelja e cila jeton dhe vepron në Belgjikë nuk ngurroi të përgjigjej duke thënë, “Ai është në radhë të parë shoku im më i ngushtë që kam”.

Më pas, një tjetër pyetje e një ndjekësi ishte se kur filloi lidhja e tyre me një përgjigje nga Cela duke shtuar, “Në fakt kemi qenë shumë kohë më përpara të lidhur, në momentin që unë kam dëgjuar këtë këngën, i kam thënë se duhet të publikosh patjetër. Gjithçka shkon shumë mirë, perfektë momentalisht. Në fakt në fillim e kam paragjykuar shumë Seldin, por kur u njoha pastaj më doli komplet kundër. Është një djalë shumë i thjeshtë, i sjellshëm, i edukuar dhe i respektueshëm”.

Lidhja e Seldit me Sindin vjen pak vite pas ndarjes nga këngëtarja Mimoza Shkodra, me të cilën po ashtu ishte i fejuar. /Telegrafi