E dashura mërgatë, kujdes! Mendohuni mirë a do merrni pushimin për në vendlindje!

Advertisment

LDSHM me shqetësim po i përcjell ngjarjet e fundit të pandemisë në gadishullin Ballkanik, në këso rrethana pandemie po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë Veriore, në këtë drejtim brengosja jonë shtohet kur e kemi parasysh edhe kohën kur janë pushimet për mërgimtarët!

Ja komunikata e plotë: Kësaj radhe nuk ka vërshime mërgimtarësh që shkojnë në vendlindje me plot arsye, ngase disa shtete tani më kanë paralajmëruar karantinë për ata që kthehen më vonë, si që është Zvicra e cila nga 06.07.2020 do të aplikon karantinë 10 ditore për ata që kthehen!

Reklame

Suedia nga ana tjetër ka vënë restrikcione për qytetarët e RMV-së që deri më 31 Gusht të mos lejon askënd të hyn në Suedi, ndërsa në Austri vetëm transit mund të kalohet!

Kemi një situatë mjaft alarmante me të infektuarit në gadishullin Ilirik, kështu që tani më edhe RMV përkundër atmosferës zgjedhore po e shqyrton mundësinë të mbyll kufijtë me fqinjët e saj!

Prandaj, ju të dashur bashkatdhetarë, para se të vini në vendlindje, mendohuni mirë, informohuni mirë, ngase nuk dihet si rrjedh ky fenomen më tutje me covid19, hiq nuk i dihet se mbyllen kufijtë duke qenë ju në vendlindje, telashe shtesë i hapni vetes dhe fëmijëve tuaj!

Pa pasur garanci nga Evropa se nuk do të mbyllen kufijtë për mërgimtarët për kthim, mos niseni në vendlindje. Evropa po i mbyll kufijtë për fluturimet nga SHBA!”, thekson LDSHM SHBA/Evropë.