E diela ditë jopune, ata që punojnë paguhen dhe një ditë tjetër e kanë të lirë

Qeveria e ka shpallur tashmë ditë jopune ditën e diel, por në rast se punëtorët do të punojnë sërish të dielave, atëherë atyre u paguhet dita dhe se një ditë tjetër të javës do ta kenë të lirë.

Këtë e ka deklaruar zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në TV “Sitel”.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Dje kemi pasur këshill ekonomiko-social dhe tashmë jemi para zgjidhjes përfundimtare. Kemi edhe pak nuanca dhe konsideroj se javën e ardhshme do t’i saktësojmë. Ajo çfarë duhet t’i gëzojë qytetarët, është se e diela është ditë jopune dhe ditë e pushimit javor. Ky është formulimi që është definuar nga ana e Sindikatave dhe Organizatës së punëdhënësve. Do të ketë përjashtime, 34 veprimtari. Ata të cilët do të punojnë të dielave, do të paguhen sipas Marrëveshjes kolektive të nënshkruara në çdo sferë dhe do të marrin ditë shtesë të pushimit”, sqaroi Bytyqi.

Ai shtoi se po bisedohet për atë se kur do të shfrytëzohet dita e lirë e së dielës së punuar.