E festojnë përvjetorin e Marrveshjes së Ohrit që nuk u zbatua kurrë Pse?

54

Motra e vëllezër shqiptar Urime 18 vjetorin e Marrëveshjes së parealizuar të Ohrit Pse nuk e zbatuan Marrveshjen e Ohrit a kemi të drejtë ti pyesim ata njerëz shqiptar që gjat 18 viteve të fundti u thirrën dhe pëbrtoheshin me te, përgjigja është po ne kemi të drejtë absolute që ti pyesim ata Pse?.Në Vazhdim do ti pyesim se pse e thirrën popullin në luftë dhe nuk e realizuan aspak Marrveshjen e Ohrit me të cilën erdhën nga Prizreni dhe u bënë pjesë e pushtetit. Marrveshja e Ohrit pra për dikë u bë si trampolinë për të ardhur në pushtet dhe për të mos u larguar akoma prej aty edhe pse e kanë humbur jo vetëmse legjitimitetin por edhe arsyen e të qëndruarit aty. Nëse i shohim rezultatet e të arriturave pas luftës-lexoni Lojës kamaj del se jo vetëm asnjë shkronjë por gjithashtu asnjë pikë e asnjë presje nuk u vu në realizim si rezultat i zbatimit të Marrveshjes së Ohrit, me të cilën mburreshin dhe mburren akoma disa individ të asaj Partisë shqiptare me tre shkronja të lodhshme dhe shumë të bezdisëshme. Pse nuk e zbatuan Marrveshjen a kanë ndonjë sqarim apo dhe arsyetim të mençur dhe logjik ata njerëzit e parë të asaj Partie lexo Grupit të interesit. Sqarim dhe arsyetim duhet të kenë.

Patjetër duhet dhënë edhe llogari jo vetëmse për mos-zbatimin e MO-së por edhe për anashkalimin e skajshëm të saj. Folën dhe u lëvdruan pandërpre gjat 18 viteve të fundit por nuk lejuan që të realizohet kurrë Marrveshja e Ohrit. Vazhdoj që të pyes athua vallë nuk e realizuan me qëllim, me ndonjë tendencë, se nuk ditën, apo se nuk deshtën që ta zbatojnë Marrveshjen në fjalë. Investimi për Marrveshjen e Ohrit është shumë i madh sakrificat gjithashtu janë tepër të mëdha por dhe humbjet në njerëz janë të shumta dhe tragjike. Marrveshjet e rëndomta duhet zbatuar thotë një shprehje latine Pact sunt servanta. Marrveshja e Ohri nuk është dokument i rëndomtë por është dokument me shumë rëndësi, me mjaft peshë dhe me vlerë.

Për të kanë dhënë jetë disa individ, disa të tjerëve u është shkatrruar pasuria dhe shtëpitë e banimit të fituara me dekada me plot mund shumë punë dhe djersë. Dhe dikush pa u skuçur aspak e gjenë mundësinë që jo vetëmse të mos e mbajë premtimin por gjithashtu të mos e realizoj as obligimin. Ndërsa realizimi i Marrëveshjes së Ohrit është obligim pa mundësi për ti u shmangur realizimit. Pact sunt servanta Marrveshjet duhet jo vetëmse të pranohen por duhet edhe të realizohen. Këto vetëmse kur të zbatohen dëshmojnë se janë të qëlluara dhe me vend. Ne nuk e dimë se si ishte Marrveshja në fjalë sepse nuk na e realizuan kurrë edhe pse na thanë se janë duke e zbatuar. Por si duket tërë këto vite ata vetëmse na gënjyen sepse nuk e zbatuan nuk po e zbatojnë dhe nuk do ta zbatojnë kurrë Marrveshjen e Ohrit. Se pse nuk e bënë dhe nuk po e bëjnë një gjë të tillë e dinë vetëmse ata dhe Perendia por se a u desht që ta realizonin përgjigja është me një Poooo shumë të madhe.Pra me siguri se u desht që ta realizonin Marrëveshjen e Ohrit qysh moti.