E frikshme! Aksidentohen 28 makina në Turqi (VIDEO)

107

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në kryeqytetin turk, Ankara.

Sipas raportimeve të mediave lokale, në këtë aksident janë përfshirë 28 makina, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricës në rrugë.

Agjencia turke e lajmeve “DHA” raportoi se aksidenti ndodhi në urën Aksemsettin mbi Bulevardin Perëndimor të kryeqytetit turk. Në momentin që makinat po zbrisnin, ato kanë humbur kontrollin duke u përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e ngricës.

Sipas medias turke, në mesin e makinave të aksidentuara ndodhej edhe një ambulancë. Të paktën 7 persona u plagosën në aksident, ndërsa qarkullimi në rrugë u bllokua për të paktën 1 orë e 30 minuta./albeu.com/