E FUNDIT/ 13 humbje jete 104 të infektuar me virusin korona në Maqedoni

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 918 testime të realizuara, 104 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Shkup-53, Kumanovë-8, Shtip-2, Prilep-13, Tetovë-3, Struga-1, Manastir-1, Kavadarc-2, Gostivar-1, Gjevgjeli-1, Kriva Pallankë-4, Radovish-1, Krushevë -2, Koçan-6, Vinic-3, Sveti Nikollë-1 dhe Negotinë-2.

Reklame

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 539 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 13 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.