E FUNDIT/ 19 të vd ekur , 415 raste të reja me COVID

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2.549 testime kurse janë regjistruar 415 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 170, Prilep – 62, Kavadar – 32, Veles – 25, Negotinë – 20, Ohër – 12, Strumicë – 11, Gjevgjeli – 10, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip nga 8, Bogdancë – 7, Strugë – 6, Kriva Pallankë – 5, Kratovë, Demir Kapi, Koçanë dhe Krushevë nga 4, Gostivar dhe Kërçovë nga 3, Manastir, Dellçevë dhe Vallandovë nga 2, Vinicë, Dibër dhe Demir Hisar nga 1.

Janë regjistruar 244 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 19 persona. 11 pacientë nga Shkupi (69, 75, 80, 65, 66, 61, 67, 72, 76, 71 dhe 68vj), 2 pacientë nga Tetova (79 dhe 65vj) dhe nga 1 pacient nga Kumanova (50vj), Prilepi (78vj), Velesi (77vj), Ohri (87vj), Kërçova (51vj) dhe Gjevgjelia (69vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 98.584, numri I të shëruarve është 89.022, kurse I viktimave – 3.037. Për momentin shënohen 6.525 raste aktive.

Në nivel vendi, deri më tani, janë bërë gjithsejt 497.268 testime për COVID-19. /KlanMacedonia