E FUNDIT/ 541 raste të reja, 19 të vd ekur nga koronavirusi në Maqedoni

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2789 testime ndërsa janë regjistruar 541 raste të reja me KOVID-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 521 persona.

Sipas të dhënave të Institutit 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve me KOVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 112 646, numri i personave të shëruar është 87 687, i të vdekurve 3 319.

Numri i rasteve aktive është 11 640. /SHENJA