E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Kumanovë (FOTO)

Aksident i rëndë ka ndodhur në Kumanovë, në rrugën që shpie nga qyteti drejt fshatrave të komunës së Likovës.

Sipas dëshmitarëve okularë, një veturë “Golf” ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke pësuar dëme materiale. Fatmirësisht shoferi ka qenë i vetëm në veturë dhe nuk ka pësuar lëndime trupore.