E FUNDIT/ Gjykata Kushtetuese merr vendimin, ja çfarë do të ndodh me qeverinë në Kosovë

Nuk ka zgjedhje të reja për Albin Kurtin. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur mbrëmjen e sotme me votë unanime që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja pas mocionit të mosbesimit, por t’i hapet rrugë krijimit të qeverisë së re. Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

Presidenti Thaçi mandatoi më 30 prill Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të formuar një qeveri të re dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit. Të gjitha partitë politike përveç Vetëvendosjes kanë kërkuar formimin e një qeverie të re ndërsa kanë theksuar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Reklame

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje kërkon që vendi të shkojë sërish në zgjedhje dhe kryetari i kësaj partie. Ndëkrohë Albin Kurti tha se kjo parti do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Para vendimit të Kushtetueses, anëtarë të VV-së organizuan pasditen e sotme në sheshet qendrore të Prishtinë një, siç thanë ata, provë proteste, duke kërkuar zgjedhje të reja.