E FUNDIT/ Kryetari i ‘Dardanëve’ zbulon se a do të luaj Muriqi kundër Maqedonisë

Advertisment

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, do të luaj kundër Maqedonisë të enjten mbrëma në Shkup.

Kështu ka deklaruar minuta më parë kryetari i ‘Dardanëve’, Lulëzim Berisha.

Reklame

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka thënë se Vedat Muriqi luan kundër maqedonasve, sepse ka gjak shqiptari.

“Vedat Muriqi luan ndaj maqedoneve se ka gjak Shqiptari.

Të enjtën në Shkup, Vedati me shokë vetëm për fitore. PËRPARA KOSOVË 🇽🇰💙”, ka shkruar Berisha.

Prizrenasi ishte në dyshime për sfidën jetike të kosovareve për shkak të përgatitjet jo të mirë fizike, pasi ka vetëm disa ditë që është rikthyer në stërvitje me Lazion, pas atij lëndimi dhe pasi e kaloi koronavirusin.

Maqedoni e Veriut – Kosovë, zhvillohet të ënjten nga ora 20:45, në kuadër të Play-Offit të Ligës së Kombeve, nga ku Kosova do të kërkoj kualifikimin për në Kampionatin Evropian.

Vedat Muriqi luan ndaj maqedoneve se ka gjak Shqiptari.Të enjtën në Shkup, Vedati me shokë vetëm për fitore. PËRPARA KOSOVË 🇽🇰💙

Gepostet von Luli Berisha am Montag, 5. Oktober 2020