E habitshme: Në TikTok me gjuhë të urrejtjes kërkohet kryqëzimi i Xhaferit

AdvertismentCustom Text

Në një video që po qarkullon në rrjetin social “TikTok” e publikuar nga “vmrodpmne.mk”, kryqëzohet kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me gjuhë të urrejtjes.

Videoja e publikuar përmban pyetje “A dëshironi ta shpërbëjmë kuvendin?”, ndërsa më poshtë thuhet “T’i japim fund këtij shqiptari”, duke e përdorur termin racist.

ReklameCustom Text

Gjuha e urrejtjes është përdorur edhe në komentet me fjalitë “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, ndërsa videoja përmban sekuenca të punës së Xhaferit në Kuvend.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes dhe nxitja dhunë është e dënueshme sipas Kodit Penal të RMV-së, ndërsa këto fenomene janë më të shpeshta para zgjedhjeve për të mobilizuar masa.