E keni parë shumë rrallë/ Ky është burri i Angela Merkel (FOTO)

Advertisment

Ai është i martuar me gruan më të fuqishme të Gjermanisë. Por profesori i kimisë, Joachim Sauer nuk e do dritën e prozhektorëve mediatikë. Shumë vetë as nuk e dinë në Gjermani, se ç’pamje ka ai.

E tërhequr dhe jo gjithmonë e lexueshme, kështu mund ta përshkruaje Angela Merkelin. E duket se kjo cilësi shkon me atë të bashkëshortit të saj, Joachim Sauer, i cili po ashtu nuk e kërkon skenën mediatike. Daljet e tij publike në krah të Merkelit, veç vizitave të përbashkëta në opera, si në Bajrojt, janë të rralla. Ai nuk shprehet asnjëherë në lidhje me politikën.

Reklame

Tek Joachim Sauer nuk e gjen prezencën mediatike të tipit “First Lady” si në SHBA. Por edhe në krahasim me partneret e kancelarëve të mëparshëm, si Doris-Schröder-Kopf, gruaja e Gerhard Schröder apo Hannelore Kohl, gruaja e Helmut Kohl, bashkëshorti i Merkelit del më pak në media. Bisedat me gazetarët ai i refuzon kategorikisht.

Pa rënë sy nga bindja

Këtu nuk luan rol droja, thjesht Joachim Sauer nuk do të reduktohet vetëm në bashkëshortin e kancelares, Angela Merkel. Kjo as nuk është e nevojshme, sepse Joachim Sauer është një kimist i njohur i botës së kuanteve, që ka marrë një sërë vlerësimesh.

Karriera e Prof. Dr.Dr.h.c. Joachim Sauer filloi në vitin 1967 pas përfundimit të studimeve të kimisë në Universitetin Humboldt në Berlin. Në Republikën e dikurshme Demokratike Gjermane, RDGJ, ai ishte ndër studiuesit e paktë me reputacion ndërkombëtar që nuk ishin pjesë e SED-së, Partisë Socialiste të Unitetit. Pas disa stacionesh ai drejton sot sërish në Universitetin e Humboldtit katedrën e kimisë kuantike.

Kur në vitin 2015, u fol se Angela Merkel mund të marrë çmimin Nobel të Paqes për kulturën e mirëseradhjes ndaj refugjatëve, në qarqet e studiuesve u fol, se më parë e merr çmimin Nobel në kimi, Joachim Sauer. Barack Obama e thërriste me dëshirë Joachim Sauer në takimet e përbashkëta “profesor”.

Një këshilltar i mirë

Joachim Sauer u njoh me Angeal Merkel në vitet 80-të në Akademinë e Shkencave të Berlinit. Ata janë martuar në vitin 1998, për të dy ka qenë martesa e dytë. Sauer ka dy djem nga martesa e parë. Ndryshe nuk ka shumë të dhëna për personin privat, Joachim Sauer. Më shumë dihet ajo që Merkel thotë për të: “Ne nuk flasim pa mbarim vetëm për politikën, por ai është në mënyrë jo të drejtpërdrejtë një këshilltar i mirë.” Çiftin e lidh pasioni për operan dhe natyrën, prej disa vitesh në verë ata udhëtojnë për pushime në Tirolin e Jugut.