E konfirmon partia, Fatmir Limani i bashkohet Lëvizjes Besa

Fatmir Limani, ish kandidat për kryetar të Kërçovës, ka kaluar në Lëvizjen Besa.

Këtë e kanë bërë të ditur nga vetë Lëvizja Besa duke njoftuar se nesër, lideri i kësaj partie, Bilall Kasami do të prezantojë aderimin në selinë e partisë në Shkup, nëpërmjet një paraqitje për media, transmeton TV21.

Reklame

Kujtojmë se Limani ishte pjesë e BDI-së, por për shkak të pakënaqësive, vendosi të kandidojë si kandidat i pavarur për të parin e Kërçovës edhe përkundër se BDI kishte shpallur Fatmir Deharin kandidat.

Limani në zgjedhjet lokale pati mbështetjen edhe të partive opozitare, por në atë kohë, Lëvizja Besa ishte pjesë e koalicionit qeverisës.