E konfirmuar, gruaja e kryeministrit kanadez me koronavirus

Advertisment

Informohet se kryeministri kanadez, Justin Trudeau, do të qëndrojë i izoluar për dy javë, pasi gruaja e tij, Sophie Trudeau, është e prekur nga koronavirusi.

Kjo gjë ka bërë që provinca e Ontarios t’i mbyllë të gjitha shkollat për ta penguar përhapjen, shkruan Reuters, informon tetova1.

Reklame

Sophie Gregoire Trudeau, e cila rishtazi është kthyer nga Londra, ka përjetuar simptoma të ngjashme me gripin, kështu ajo ka kryer testin për të mësuar nëse është e prekur nga koronavirusi dhe rezultati i saj ka dalë pozitiv.

“Kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore, pa ndonjë simptomë. Si masë paraprake duke ndjekur këshillat e mjekëve, ai do të jetë në izolim për një periudhë prej 14 ditësh, thuhet në një deklaratë zyrtare. /tetova1/