E lanë 20 minuta pezull në ajër, Turqia reagon për incidentin që ndodhi me ministrin e Jashtëm grek

Advertisment

Turqia ka reaguar duke i mohuar raportet nga Greqia ku pretendohet se aeroplani qeveritar që transportonte Ministrin e Jashtëm Grek, Nikos Dendias, në Greqi, nga Iraku, nuk iu dha leje.

Sipas Ankarasë, “aeroplani ka kryer në mënyrë të sigurt udhëtimin pasi u dorëzua një plan fluturimi në Eurocontrol’.

Reklame

Media turke “Hyrriet” shkruan se “avioni në fjalë u ngrit nga Iraku pa paraqitur një plan fluturimi. Planet e fluturimit transmetohen përmes sistemit Eurocontrol. Gjithashtu nga ky sistem u konfirmua që plani nuk ishte dorëzuar. Kur aeroplani arriti në hapësirën tonë ajrore, plani u kërkua me urgjencë nga autoritetet irakiane dhe pasi plani u mor, fluturimi u krye në mënyrë të sigurt”, tha Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, në një deklaratë me shkrim mbi 15 tetor.

Për rreth 20 minuta pilotët e avionit ku gjendej ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias qëndroi duke u rrotulluar në ajër për shkak se autoritetet e Turqisë nuk i dhanë leje që të kalojë në hapësirën e tyre ajrore.

“Këto pretendime janë të qëllimshme dhe nuk pasqyrojnë të vërtetën”, tha Aksoy.

“Natyrisht, asnjë aeroplan nuk mund të fluturojë pa ndonjë plan fluturimi. Në këtë incident, është një detyrim për sigurinë e ministrit të jashtëm grek. Informacioni për këtë u është dhënë homologëve tanë grekë, “deklaroi më tej zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë.