E Majta: Kërkojmë mbledhje urgjente për pyetje të deputetëve

Advertisment

Deputetët e Së Majtës, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, kërkojnë nesër të mbahet mbledhje për pyetje të deputetëve ku do të marrin pjesë ministrja e Financave, Nina Angellovska dhe guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhovska, që të përgjigjen për dështimin e “Eurostandard bankës”.

Nga E Majta informojnë se sot, kryetarit Talat Xhaferi i kanë drejtuar Njoftim zyrtar me shkrim, me kërkesë për thirrje të mbledhjes urgjente për parashtrim të pyetjeve të deputetëve, e cila në pajtim me Rregulloren, është paraparë të mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.

Reklame

“Meqenëse planifikojmë në këtë mbledhje ta hapim çështjen kontroverse për dështimin e ‘Eurostandard banka’ SHA Shkup në falimentim dhe tregtim me informata insajdere nga ana e funksionarëve aktual dhe interesit publik, deputetët e Së Majtës, 24 orë para mbledhjes, kërkuan me shkrim në të të sigurohet prania e obligueshme e ministres së Financave, Nina Angellovska dhe guvernatores së Bankës popullore të RM-së, Anita Angellovska-Bezhoska, në pajtim me nenin 38 të Rregullores”, thonë nga E Majta.