E mbyllur prej 3 muajsh, kulla Eiffel rihapet javën e ardhshme për vizitorët

Kulla Eiffel në Paris do të rihapet për vizitorët javën e ardhshme.

Atraksioni turistik ka qenë mbyllur për tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndërsa, mediat vendase raportojnë se kjo mbyllja më e gjata që nga Lufta e Dytë Botërore.

Reklame

Vizitorët do të jenë në gjendje të vizitojnë kullën me disa kufizime duke filluar nga 25 qershori.

Të gjithë vizitorëve mbi moshën 11 vjeç do t’ju kërkohet të mbajnë një maskë për fytyrën. Ashensori do të mbetet i mbyllur, kështu që vizitorët mund të ngjiten vetëm në kullë me shkallët. Ashensorët pritet të rihapen në korrik. /abcnews.al