E mposhti Wilderin, të gjithë po flasin për këtë gjest të madh nga Tyson Fury

Tyson Fury prodhoi paraqitjen më të madhe të karrierës së tij në boks, kur e mposhti Deontay Wilderin në ‘MGM Arena’, në Las Vegas të shtunën.
Britaniku 31 vjeçar, e mposhti me nokaut teknik (TKO) amerikanin 34 vjeçar, duke i marrë titullin e botës në kategorinë WBC për peshat e rënda, transmeton Insporti

Ai triumfoi në mënyrë që pak kush e kishte imagjinuar, pas barazimit të tyre në fund të 2018 ës, duke e rrëzuar Wilderin fillimisht në rundin e tretë, pastaj edhe në rundin e pestë.
Por, Fury pas duelit nuk është lavdëruar dhe nuk ka lëshuar asnjë provokim drejtuar Wilderit, madje e ka falënderuar atë për mundësinë.

Reklame

Në ‘Instagram’, Fury ka postuar momentin menjëherë pas meçit ku shihej duke e puthur Wilderin në ballë, derisa tregoi se për të ka “dashuri dhe respekt”.

“Dashuri dhe respekt për partnerin në vallëzim të këtij shekulli. Shërim të shpejtë”, ka shkruar Fury krahas fotos. /Insporti.com/

 

View this post on Instagram

 

Love and respect to the dance partner of the century @bronzebomber ?? #speedyrecovery

A post shared by Tyson Fury (@gypsyking101) on