E ndihmova një të plago.sur të fliste me gruan në telefon, vd.iq vetëm pas pak minutash

35

Një dëshmitare e ngjarjes së tmerrsh.me që ka tronditur të premten Zelandën e Re, ka rrëfyer me lot në sy të gjithë terro.rin që kishte përjetuar, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka treguar se si në një moment e ka parë një person të plago.sur të shtrirë në rrugë i cili po përpiqej të telefononte gruan e vet për t’i ardhur në ndihmë.

66 vjeçarja tregon se si ia kishte marrë telefonin, dhe i kishte treguar gruas së personit të plago.sur që burri i saj ishte plago.sur.

“ Ia morra telefonin dhe i thash gruas së tij, që burri juaj është plago.sur jashtë ndërtesës së Xhamisë. Por mos eja këtu tek “Deans Avenue” sepse është rrezik, por shko drejt në spital dhe prite atje”, ka rrëfyer ajo.

Më pas tregon për përpjekjet që kishte bërë për ta mbajtur në jetë personin e plago.sur, megjithatë fatk.eqësisht tregon se në momentin që e kishte kaluar rrugën ai kishte ndërruar jetë.

“I thash se nuk do të duhej të dorëzohej, sepse gruaja e tij ishte duke e pritur në spital. U përpoqëm ti jepnim ndihmë, por djali i gjorë ndërroi jetë sapo e kaluam rrugën, Nuk e kisha menduar se do të përjetoja diçka. Unë jam 66 vjeçare dhe nuk e kisha besuar së do të përjetoja diçka si kjo, të paktën jo në Zelandën e Re”, ka thënë ajo me lot në sy.

Teksa gazetari i thoshte se për këtë akt ajo ishte një heroinë, ajo nuk pranon, dhe me lot në sy thotë se do të kishte mundur të bënte diçka më shumë. Nga sulmi terrorist në dy Xhamitë në Zelandë të Re kanë mbetur të vd.ekur 49 persona ndërsa dhjetëra të tjerë janë pl.agosur. Për një ngjarje të tillë mak.abër kanë reaguar edhe liderët botërorë, përfshirë edhe udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës./GazetaExpress/