E pabesueshme, që në vitin 2012 e parashikoi se Kobe Bryant do të vd iste nga rrëzimi i helikopterin

Advertisment

Legjenda e basketbollit Kobe Bryant është ndarë nga jeta pas një përplasje me helikopter në Calabasas, California, njofton TMZ.

Bryant, 41 vjeç u raportua se ishte në helikopterin e tij privat me tre persona të tjerë kur u rrëzua.

Reklame

Lajmi për vdèkjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant ka tronditur opinonin e gjerë botëror. Gjithashtu po shokon një cicërimë e vitit 2012 në të cilën parashikohet saktë vdèkja e Bryant.

Tashmë gjëra interesant po fillojnë të dalin në pah, si ajo e një përdoruesi të Twitter që kishte parashikuar vdèkjen e tij në vitin 2012.

”Kobe do të vdès në një përplasje me helikopter”, kishte shkruar personi i njohur në rrjetin social Twitter si ”Noso”.

“Kobe Bryant ishte në helikopter me vajzën e tij, Gianna që vd iqen nga rrëzimi i helikopterit në Calabasas”, shkruan TMZ.

Pos Kobe Bryantit dhe bijës së tij, Giannas, është mësuar se në helikopter në momentin e aksidentit fatal ishin edhe një bashkëlojtare e Giannas, prindi i saj, dhe piloti.

Sipas burimeve nga ESPN thuhet se helikopteri ishte duke udhëtuar për një lojë basketbolli për vajzën Gianna.

Kujtojmë se Bryant ishte ylli i Los Angeles Lakers për shumë vite me radhë. Përveç që ka fituar katër herë titullin e NBA me këtë ekip, ai po ashtu është zgjedhur disa herë MVP dhe është koshashënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA’së. /Albinfo.ch.