E padëgjuar më parë/ Krijohet karamelja që shëron prishjen e dhëmbit!

Një ekip shkencëtarësh thonë se kanë krijuar një karamele e ngjashme me menten, që mund të rigjenerojë dhëmbët tuaj dhe t’i forcojë ata.

Studiuesit nga Universiteti i Uashingtonit po përgatiten të fillojnë provat klinike për të testuar karamelen, e cila është e veshur me blloqe proteinash të krijuara gjenetikisht dhe lidhet me dhëmbët për të shtuar një shtresë të vogël smalti të ri, sipas një njoftimi për shtyp të universitetit.

Reklame

Nëse funksionon, mund të jetë trajtimi i parë që rigjeneron smaltin.

Studiuesit tashmë kanë testuar mentet në dhëmbë njerëzish, derrash, si dhe në minjtë e gjallë.

Gjatë testimit paraklinik, u zbulua se një mente në ditë ishte e mjaftueshëm për të ruajtur smaltin e dhëmbëve.

Për më tepër, studiuesit mendojnë se dy mente ne ditë do të rindërtojnë disa mikrometra smalti të ri në dhëmbë, duke rregulluar dëmtimin, por vetëm provat e ardhshme klinike do të zbulojnë nëse është në të vërtetë kështu.