E përfundojnë fakultetin e rrinë në shtëpi

Advertisment

Vetëm 12 nga 100 studentë do të gjejnë punë në bazë të shkathtësive dhe njohurive të tyre,tregojnë analizat e organizatës “Maqedonia 2025”. Gjithashtu, në nivel vjetor, ekziston nevoja për 18 mijë punësime të reja, ndërsa 7000-8000 vende të punës nuk po plotësohen.

Edhe analizat e ndryshme tregojnë se punëdhënësit ballafaqohen me mungesën e fuqisë së nevojshme punëtore. “Situata aktuale në tregun e punës nuk ofron garanci se fuqia punëtore në një periudhë afatgjate do të mund ti përgjigjet kërkesave të bizneseve vendore. Njëherazi ekziston edhe mosharmonizimi I shkathtësive dhe kompetencave të ofertës së fuqisë punëtore, arsimimit jo fleksibil në raport me nevojat e biznesit.