E pranon kryeministri suedez: Nuk kemi bërë mjaftueshëm

Për herë të parë që nga nisja e epidemisë Kryeministri Suedez ka pranuar se nuk ka bërë mjaftueshëm. Suedia nuk është ende pjesë e vendeve që kanë marr masa strikte.

Atje nuk ka mbyllje, baret dhe restorantet janë ende në punë si pjesa më e madhe e aktiviteteve.

“Më duket se nuk kemi bërë mjaftueshëm”, ka thënë në televizion Kryeministri Stefan Lofven, ndërkohë që rastet në vend kanë arritur në 9.685 persona dhe 870 viktima, shkruan Ansa.

Ndërkohë në indikacionet që u jepen operatorëve shëndetësorë në vend nga Instituti Karolinska në Stokholm, bëhet me dije se mjekët duhet të përjashtojnë nga terapia intensive personat mbi 80 vjeç dhe ata mbi 60 apo 70 që kanë patologji të tjera.