E pyesin për sekretin e rinisë , Adelina Ismajli jep përgjigjen e papritur (Foto)

Advertisment

Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për bukurinë e saj dhe linjat trupore.

Së fundmi ajo ka ndare në rrjetin social “Instagram” një foto të saj, në të cilën shfaqet në super formë.

Reklame

Padyshim që në postimin e saj vërshuan një lum komentesh, por ajo që ra në sy ishte pyetje e njërës prej ndjekësve të këngëtares, e cila kërkon të di sekretin e Adelinës për rininë e përhershmë.

“Adelin, sekreti yt që nuk plakesh hiç?”, e ka pyetur ndjekësja këngëtaren dhe ajo i ka kthyer një përgjigje epike.

“Jam 40-vjeçare”, i është kthye Adelina, duke nënkuptuar se është ende shumë e re.