E quan veten një ‘fshat pa koronavirus’, në këtë vend të Italisë mund të bleni shtëpinë me 1 Euro

Cinquefrondi, një fshat në rajonin jugor të Kalabrisë, që e quan veten një “fshat pa Covid” pasi nuk ka pasur anjë rast me koronavirus, ofron shtëpi me çmim prej vetëm 1 euro. Aryeja për këtë lidhet me politikat për ta ripopulluar atë, pasi të gjithë banorët janë larguar.

Michele Conia, kryetari i tij, e konsideron aq serioze këtë politikë dhe i dha asaj një emër simbilik ” Operacioni Bukuri”.

Reklame

Quhet kështu pasi fshati ofron pamje piktoreske dhe është një vend ideal për të kaluar pushimet. Cinquefrondi ka raportuar zero raste të koronavirusit midis banorëve të tij dhe ndodhet brenda një rajoni, i cili ka pasur një nga nivelet më të ulëta të infeksionit në Itali.

Në mbarë vendin, Italia ka filluar të hapë kufijtë për vizitorët, pasi ka bërë përparim të rëndësishëm në zvogëlimin e infeksionit.

Marrëveshja e banesave këtu funksionon pak më ndryshe në krahasim me ofertat e tjera të lira në Itali.

Emri i tij i pazakontë në italisht do të thotë “pesë fshatrat”, duke iu referuar vendbanimeve të hershme me origjinë greke dhe bizantine, që ishin bashkuar në një komunitet gjatë mesjetës. Mbetjet e fortifikimeve të vjetra të qytetit mund të shihen në rrugicat e harkuara.

Cinquefrondi ka kaluar fatkeqësi natyrore dhe pushtime të huaja, por ka mbijetuar ndër shekuj, i mbrojtur nga hyrjet e piratëve nga lartësia e tij kodrinore mbi det.

Gjurmët e lavdishme të qytetërimeve të kaluara janë kudo. Fjalët e lashta greke mbijetojnë në dialektin lokal dhe në emrat e vendeve, rrugëve dhe harqeve./balkanweb