E reja tregon detajin përmes së cilit kuptoi se i fejuari po e tradhtonte

Një grua pretendon se e kishte ditur që i fejuari po e tradhton, në momentin që ai ndryshoi një gjë.

Duke folur në një video të publikuar në TikTok, ajo tha mënyra sesi ish-partneri kishte filluar ta puthë ishte një “alarm” për të, transmeton Telegrafi.

Reklame

“Momenti kur është dashur ta di se ish-i fejuari po më tradhton, ishte kur filloi të më puthë ndryshe. Ishte një mënyrë më e egër.

Një natë erdhi në shtëpi dhe kur më puthi u ndjeva më ndryshe – sikur po puthi një të huaj. Kur i thash se diçka nuk është në rregull, ai më tha se jam pushtuar nga paranoja”, tha ajo.

Sipas saj, stili i të puthurit nuk ndryshon, e në rastin e ish-të fejuarit kishte ndryshuar. E për të mbështetur pretendimet e saj, ajo për këtë konstatim mori mbi 66 mijë pëlqime.