E rëndë! Një i prekur me koronavirus në call center, dhjetëra punonjës në karantinë

Kompania e call-center-ave Teleperformanca u ka kërkuar dhjetëra punonjësve të mbyllen në shtëpi pasi një prej stafit ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Lajmin e njoftoi Sindikata Solidariteti me një postim në Facebook, ku thuhet se punonjësve të call-center-it u është kërkuar të vihen në karantinë.

Sindikata pretendon se e ka të konfirmuar lajmin nga disa burime, ndërkohë që edhe vetë kryetari i saj, Tonin Preçi është një nga të izoluarit në shtëpi.

Dhjetra punëtorëve të kompanisë Teleperformance u është kërkuar të karantinohen nga kjo e fundit për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19 në njërën nga fushatat e kësaj kompanie. Mes të tjerëve edhe kryetari i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi, është në kushte vetëkarantinimi.

Kompania thuhet se u ka kërkuar punonjësve, që nëse ndihen mirë ta vazhdojnë punën nga shtëpia.

Sindikata bën thirrje autoriteteve dhe vetë kompanive që të shtojnë vëmendjen për kujdes shëndetësor në sektorin e call-center-ave pasi punohet në grupe të mëdha dhe në ambiente të mbyllura./exit.al