E RËNDË/ U aksi dentua me biçikletë, pas dy javësh në spital humb jetën i riu shqiptar (Emri)

51

Tragjik ka qenë fati i një 31-vjeçari shqiptar i cili rreth dy javë më parë u përplas teksa udhëtonte me biçikletën e tij në ‘Nago Veçhia’ të Italisë. Vikitma është Armand Balliu 31 vjeç dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Santa Chiara në Trento, pasi nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur në 27 gusht .

Balliu që prej vitit 2010 jetonte e punonte në Itali, ku kishte emigruar nga Durrësi. Ai punonte si kamerier në një nga hotelet e zonës. Mbrëmjen e zezë për të, të 27 gushtit, i riu sapo doli nga puna dhe po kthehej për në banesë, por gjatë rrugës ai kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë përtokë. Në këtë aksident ai kishte përplasur kokën me trotuarin.

Menjëherë në vendngjarje kishte ndërhyrë policia dhe ambulanca, e kishte ardhur edhe një helikopter, or gjendja e Balliut kishte qenë shumë e rëndë dhe pas rreth dy javësh ai ndërroi jetë në spital.