“E talli për të folurën”, Paloka hakmerret me bojë ndaj Ramës

33

Deputeti Edi Paloka e ka menduar mirë si të hakmerret ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili dy seanca të kaluara e vuri në lojë për shkak të mënyrës së të folurit.

Të gjithë e panë se si dy javë më parë, kryeministri imitoi të folurën e Palokës dhe madje videot e tij bënë xhiron e rrjetit, e pikërisht duket se ky ka qenë motivi që sot deputeti i PD e ka lyer me bojë shefin e qeverisë, të paktën sipas njoftimit të Partisë Demokratike.

Kështu deklaron PD, e cila thotë se “Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli nëmënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit.

 

Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinioni publik”.