E thotë zëdhënësi i federatës maqedonase: Sonte përballemi me vëllëzërit tanë (VIDEO)

Advertisment

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Faton Zylbehari, e ka quajtur përballje vëllazërore ndeshjen e sontme me Kombëtaren e Kosovës.

Në një prononcim direkt për Klan Kosovën, nga Maqedonia e Veriut, Zylbehari derisa ka folur për përgatitjet, thotë se faktin se janë shqiptarë, askush s’mund t’ua mohojë.
”Një ndeshje e karakterit të tillë e kërkon një angazhim të tillë, posaqërisht kur përballemi me vëllëzërit tanë”.

Reklame

”Ndërsa ata që duan të fryejnë zjarr, kërkojnë arsye nga më të ndryshmet për të nxjerrë muhabete. Unë do ta shoh si dicka shumë të bukur, shumë miëqësore këtë përballje”.
”Nuk është e lehtë, posaqërisht kur kemi COVID-19, meqë ka ndryshuar gjithë botën, e kjo na ka prekur edhe ne por e menaxhueshme ndonëse e vështirë”.

”Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë vëllëzërit tanë për mirëkuptimin – po flas për tifozët. Meqë ishim në ankth për këtë ndeshje”.
”Kisha siklet sepse fajësohemi për gjërat që ne nuk jemi fajtor”.