E trishtë! Dy vëllezër shqiptarë shuhen njëri pas tjetrit, brenda 24 orëve

Advertisment

Shkak i vdekjeve natyrale dhe të njëpasnjëshme të dy vëllezërve kryefamiljarë ka tronditur jo vetëm të afërit, por tërë komunitetin ku ata banonin.

Familja Reçani nga Suhareka është në zi dhe në dhimbje të madhe, pasi dy vëllezërit ndërruan jetë njëri pas tjetrit brenda pak orësh.

Reklame

Ata kishin 4 vite diferencë, por vdekja u erdhi brenda 24 orëve.

Musliu vdiq i pari pas një ataku kardiak dhe Imeri që nuk i mbijetoi dhimbjes, duke ndërruar edhe ai jetë për të njëjtin shkak.

Të dy vëllezërit kosovarë u përcollën sot njëkohësisht për në banesën e fundit.