E vërteta e verifikuar hap i rëndësishëm për zbardhejn e së vërtetës të vitit 1999

Analisti Xhelal Neziri duke komentuar krerët e luftës të cilët ndodhen në Gjykatën Speciale të Hagës thekson se dëshmitarët e shumtë mund të kontriubojnë në lidhje me luftên e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai shton se ky është hap i rëndësishëm në zbardhjen e së vërtetës të vitit 1999.

XHELAL NEZIRI

Reklame

“Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dëshmitar në Gjykatën Speciale të Hagës do të jenë në dobi të pastrimit të të gjitha dilemave lidhur me atë se ç’farë lufte ka bërë UÇK- ja dhe nëse ajo i ka respektuar ato konventa ndërkombëtare, dhe si e till pra do të duhet një e vërtetë e e verifikuar nga ana e gjykatës dhe mendoj se në fund të procesit një gjë e till do të ndodh”.

Ndryshe, ditë më parë Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u shpallën fajtor nga Dhomat e Specializuara dhe u dënuan me katër vite e gjysëm burgim dhe me një gjobë prej 100 Eurosh ku do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtatorin e vitit 2020 pas dyshimeve se në disa konferenca për media në zyrat e OVL- UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të falsifikuara. Gjithashtu akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kanë edhe ish krerët UÇK- së si ish Presidenti Hashim Thaçi, ish krerët e Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi si dhe ish deputeti i LVV- së Rexhep Selimi. /tetova1/