Liverpooli do të ishte në nivel me Watfordin dhe një pikë larg nga siguria e qëndrimit në Premierligë pa përfitimin e vendimeve të VAR këtë sezon, ka zbuluar një studim i Opta.
Sipas siguruesit të statistikave të futbollit, Reds kanë tubuar vetëm 23 pikë pa ndihmën e VARit.
Për këtë kishte reaguar edhe Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, i cili ka thënë se e dinte këtë gjë por tani e konfirmuan statistikat.
Aktualisht, skuadra e Jurgen Klopp zë vendin e parë me 73 pikë.
Ata kanë 22 pikë më shumë se sa Manchester City që mban vendin e dytë.








