E vërtetë apo e përpunuar? Salah po çmend internetin me këtë video

71

Mohamed Salah, ylli i Liverpool, ka postuar një video në profilin e tij në Twitter ku shfaqet duke kaluar një top brenda një rrote të ngecur në gjysmëlartësi. Nuk mbaron me kaq, sepse egjiptiani ka marrë një kanaçe Pepsi dhe e ka vendosur mbi rrotë para se ta hidhte me një goditje perfekte me të mjatën.

Kjo video është shoqëruar me mesazhin “Në prapaskenë…” dhe ka shumë mundësi të jetë pjesë e një reklame të kompanisë së pijes së famshme, që është edhe sponsori i Champions League.

Gjithsesi, pyetja që po i bëjnë vetes shumë tifozë ka të bëjë me vërtetësinë e videos. Si mendoni ju, është reale apo e përpunuar?