E zgjidhi rubikonin për 1.50 minuta! Vëllezërit e talentuar nga Tetova në kohe karantine kanë mësuar shumë gjëra! (VIDEO)

Advertisment

Katërmbëdhjetë vjeçari Mal Hajrullai nga Tetova, gjatë kohës së karantinës ka gjetur një mënyrë të përkryer për ta kaluar kohën, ai bashkë me vëllain e tij Korabin tetë vjeçar, krijojnë dhe postojnë video në një kanal në youtube. Mali është inteligjentë ndërsa këtë e ka dëshmuar me suksesin e tij në shkollë. Por gjatë kësaj kohe, kur shkollat nuk punojnë, ai aftësinë po e dëshmon në një formë ndryshe. Ai para kamerës tonë rubikonin e zgjodhi për 1 minutë e 50 sekonda.

“Për shkak të shkollës e kisha lënë dhe tani për shkak të karantinës dhe virusit e mora përsëri ta mësojë, tani për tani në 1 minutë e 50 sekonda mund ta bëj por shpresoj se në fund të karantinës do të mund të arrij edhe në një minutë”, deklaroi Mal Harjullai.

Reklame

E vëllai i tij Korabi e flet shumë mirë gjuhën angleze. Ai thotë se atë e ka përvetësuar nga videot që i ka parë në youtube.

“Unë në youtube shoh disa video që janë shumë të mira. Unë nuk di shqip nëse ka ndonjë video të mirë por unë nuk mund të gjejë. Unë bëjë disa video, bëj disa blogge dhe disa gjëra interesante dhe deri më tani kam bërë 11 video dhe më vjen mirë se njerëzit mi shikojnë videot që i kam”, deklaroi Mal Harjullai.

Derisa po qëndron në shtëpi Korabi po xhiron video interesante të cilat po i vendos në kanalin e tij në YOUTUBE. Ai publikon video lojëra por edhe gjëra të tjera të ndryshme nga përditshmëria. Të dy vëllezërit janë nxënës të SHF “Naim Frashëri” në Tetovë, ndërsa lënda e tyre e preferuar është matematika.