Ecolog International vazhdon edhe në Shqipëri me dhurimin e pajisje elektronike

Advertisment

Kompania Ecolog International dhe familja Destani janë duke dhuruar me qindra tabletë të pajisur me sim card për nxënësit që vijnë nga familjet në nevojë në disa bashki të Republikës së Shqipërisë.
Ky donacion ju dedikohet nxënësve që mbetën jashtë procesit arsimor shkaku i mungesës së pajisjeve të nevojshme elektronike.

Sa i përket prokurimit, logjistikës dhe implementimit, ky projekt u zhvilluar brenda disa javësh nga resurse plotësisht interne të kompanisë Ecolog në bashkëpunim me institucionet relevante shtetërore që kishin siguruar evidencën e familjeve në nevojë sipas komunave.

Reklame

Filantropi Lazim Destani falënderoi institucionet shtetërore për mbështetjen e ofruar. Sa i përket natyrës së donacionit ai tha:
“Sfidat si kjo e fundit gjithnjë e më shumë vërtetojnë së forma e vetme e zhvillimit të një shoqërie është arsimi dhe shkenca. Andaj vendosëm që këtë donacion t’ua dedikojmë nxënësve që për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor. Digjitalizimi është gjithashtu një proces i pashmangshëm i një shoqërie, andaj edhe donacionin e shohim me kuptim afatgjatë”.

Ndërsa drejtuesit e kompanisë thanë se projektet e dedikuara për fëmijët në përgjithësi, ndërsa për nxënësit në veçanti, janë pjesa kryesore e filozofisë së përgjegjësisë shoqërore të kompanisë sonë.

“Ky projekt ka qenë një sfidë e rallë logjistike, por edhe një emocion i veçantë. Jemi shumë të kënaqur që përkrah vështirësive të mosfunksionimit të rregullt të tregjeve arritëm ta finalizojmë projektin e furnizimit të paisjeve elektronike për fëmijët në nevojë edhe në Shqipëri. Lehtësimi i familjeve dhe gëzimi në fytyrat e fëmijëve, është kënaqësia jonë më e madhe.”

Ky donacion është rrjedhojë e aksionit dyjavorë të shpërndarjes së mijëra tabletëve për nxënësit që mbetën jashtë procesit arsimor në Maqedoni dhe Kosovë, ndërsa përgjegësia shoqërore e Ecolog International në shumicën e rasteve ka qenë e orientuar drejt të rinjve në përgjithësi dhe nxënësve e studentëve në veçanti, e vërtetuar përmes shumë projekteve dhe donacioneve për kushte më të mira në shkolla, mundësi studimi, trajnimi si dhe punësimi.