Edhe 109 viktima nga koronavirusi në Turqi

Medical workers in overalls stretch a patient under intensive care into the newly built Columbus Covid 2 temporary hospital to fight the new coronavirus infection, on March 16, 2020 at the Gemelli hospital in Rome. (Photo by ANDREAS SOLARO / AFP)
Advertisment

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 109 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 2 mijë e 600.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 104 mijë e 912, pasi 3 mijë e 122 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, ka thënë Koca.

Reklame

Ministri turk, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 38 mijë e 351 teste dhe numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani ka arritur në 830 mijë e 257.